Teka Group,
Origjina Germane
Historia jonë
Teka ka një histori prej më shumë se 90 vitesh, që nga fillimi i aktivitetit të saj në prodhimin e makinerive bujqësore, e deri më tani, duke u kthyer në një nga markat më të rëndësishme të pajisjeve elektroshtëpiake në mbarë botën.

1924-1957
Historia e Teka-s filloi në vitin 1924, kur Karl Thielman themeloi një kompani makinerish bujqësore në Gjermani dhe u fokusua në këtë sektor për vitet e para.
Menjëherë pas kësaj, ai filloi të punojë në çelik inox, një hap thelbësor përpara në historinë e korporatës.
Në vitin 1957, Helmut Klein iu bashkua kompanisë si partner. Ishte atëherë kur Teka u krijua si markë tregtare, me inicialet e të dy themeluesve të tyre, Thielmann & Klein.
1958-1969
Që atëherë, filluan të shiten produktet me emrin Teka. Në ditët e para Teka prodhonte vetëm lavamanë. Gjatë viteve në vijim, suksesi i produkteve i dha Teka-s mundësinë për të zgjeruar katalogun e tyre dhe për të prodhuar soba, furra dhe aspiratorë.
Në vitin 1964, Teka u ngrit në Spanjë dhe filloi një zgjerim të madh ndërkombëtar në vitet në vijim, fillimisht në Evropë dhe më pas në pjesën tjetër të kontinenteve. Gjatë gjithë kësaj periudhe gama e produkteve u rrit dhe arriti njohje në mbarë botën, falë dizajnit të tyre dhe produkteve me cilësi të lartë për kuzhina dhe tualete.


1970-2015
Prej viteve ‘70, suksesi i madh i markës në tregjet evropiane ku ishte e pranishme, bëri që të fillonte një zgjerim të gjerë në nivel ndërkombëtar. Fillimisht në pjesën tjetër të tregjeve evropiane dhe më vonë në Amerikë, Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Gjatë kësaj periudhe, marka u shndërrua në një nga sponsorët më të mëdhenj të sportit në mbarë botën, duke sponsorizuar klubin e futbollit dhe klubin e basketbollit “Real Madrid“, zotërimin e një klubi hendbolli, një ekip çiklistësh, duke qenë pjesë e garës Paris-Dakar dhe madje edhe në Lojërat Olimpike Dimërore.
Sot
Në vitin 2016, Teka hodhi në treg gamën Wish në të gjitha pajisjet e saj shtëpiake, investimi më i madh në historinë e kompanisë, duke rinovuar të gjitha fabrikat dhe dizajnet e saj.
Teka në vitin 2018 prezantoi pozicionin e saj të ri dhe sloganin e ri “Cook the way to life - Gatuani rrugën drejt jetës”. Kompania ka ndërmarrë fushatën më të madhe reklamuese të bërë ndonjëherë në historinë e Teka-s, me një film të shkurtër të drejtuar nga kandidatja për çmimet Goya, Marina Seresesky, dhe me muzikë nga Glenn James Hansard - fitues i çmimit Oscar për këngën më të mirë origjinale në një film. Teka bashkëpunon me Fundación Alzheimer España (Fondacioni Spanjoll i Alzheimer) për këtë fushatë. Videoja arriti 13 milionë shikime në një muaj, duke u kthyer në një rekord në industri.
Në ditët e sotme, suksesi i produkteve Teka ka bërë xhiron e botës, derisa ka arritur çmime dhe suksese masive, si në rastin e tregut spanjoll, ku gjysma e familjeve zotërojnë të paktën një produkt Teka.
