Sipërfaqja e lavamanit ka njolla. Nga vijnë ato?

Njollat e papastërtive në sipërfaqen e lavamanit janë zakonisht mbetje gëlqereje të cilat, në varësi të shkallës së fortësisë së ujit të pijshëm në rajonin tuaj, mund të jenë me intensitet më të madh ose më të vogël. Këto mbetje kapin grimcat e papastërtive në mënyrë të dukshme, kështu që në një kohë të shkurtër krijohen këto njolla të shëmtuara, po kështu grimcat e vogla të hekurit dhe oksidit të tubacioneve, sidomos në ndërtimet e reja ose kur bëhen riparime të tyre, të japin përshtypjen e krijimit të shenjave të oksidimit.

Për të shmangur këto njolla, rekomandojmë fshirjen e sipërfaqes së lavamanit me një leckë pas çdo përdorimi.