Teka Group,
Origjina Germane

Teka Group

140 vite histori. Mijëra zgjidhje. Miliona momente.

Teka Group është një kompani gjermane shumëkombëshe dhe një nga prodhuesit më të rëndësishëm evropianë të lavamanëve prej çeliku inoks, pajisjeve inkaso të kuzhinës dhe zgjidhjeve të banjës.

Grupi ynë përfshin marka të ndryshme lider në mbarë botën, si Teka, Küppersbusch, Intra, Mofém ose Thor. Me më shumë se 140 vjet histori, Teka Group është bërë një shembull ndërkombëtar i prodhimit të pajisjeve shtëpiake dhe sanitare.

Sot, grupi zotëron 15 fabrika dhe ka 4,000 punëtorë në mbarë botën, duke qenë i pranishëm në më shumë se 120 shtete, në pesë kontinente. Teka Group është pjesë e Holding Heritage B.

Më poshtë gjeni informacione të mëtejshme rreth markave të tjera të grupit.

Marka të tjera që janë pjesë e Teka Group:

Teka

Historia e Teka-s filloi në vitin 1924, kur Karl Thielman themeloi një kompani makinerish bujqësore në Gjermani dhe u fokusua në këtë sektor gjatë viteve të para.

Menjëherë pas kësaj, ai filloi të punojë me çelikun inoks, një hap thelbësor përpara në historinë e korporatës.

Në vitin 1957, Helmut Klein iu bashkua kompanisë si partner. Ishte atëherë kur Teka u krijua si markë tregtare, me inicialet e të dy themeluesve të saj, Thielmann & Klein.

Që atëherë, filluan të shiten produktet me emrin Teka. Në ditët e para Teka prodhonte vetëm lavamanë. Gjatë viteve në vijim, suksesi i produkteve i dha Teka-s mundësinë për të zgjeruar katalogun e tyre dhe për të prodhuar soba, furra dhe aspiratorë. 

Në vitin 1964, Teka u ngrit në Spanjë dhe filloi një zgjerim të madh ndërkombëtar në vitet në vijim, fillimisht në Evropë dhe më pas në pjesën tjetër të kontinenteve. Gjatë gjithë kësaj periudhe gama e produkteve u rrit dhe arriti njohje në mbarë botën, falë dizajnit të tyre dhe produkteve me cilësi të lartë për kuzhina dhe banjo.

Duke filluar nga vitet ‘70, dhe për 40 vitet e ardhshme, Teka u shndërrua në një nga sponsorët më të mëdhenj të sportit në mbarë botën, duke sponsorizuar klubin e futbollit dhe klubin e basketbollit “Real Madrid“, zotërimin e një klubi hendbolli, një ekip çiklistësh, duke qenë pjesë e garës Paris-Dakar dhe madje edhe në Lojërat Olimpike Dimërore.

Në vitin 2016, Teka hodhi në treg gamën Wish në të gjitha pajisjet e saj shtëpiake, investimi më i madh në historinë e kompanisë, duke rinovuar të gjitha fabrikat dhe dizajnet e saj.

Në vitin 2018, Teka prezanton pozicionin  dhe sloganin e ri të saj “Where life is cooked - Aty ku gatuhet jeta”. Kompania ka ndërmarrë fushatën më të madhe reklamuese të bërë ndonjëherë në historinë e Teka-s, me një film të shkurtër të drejtuar nga kandidatja për çmimet Goya, Marina Seresesky, dhe me muzikë nga Glenn James Hansard - fitues i çmimit Oscar për këngën më të mirë origjinale në një film. Teka bashkëpunon me Fundación Alzheimer España (Fondacioni Spanjoll i Alzheimer) për këtë fushatë. Videoja arriti 11 milionë shikime në një muaj, duke u kthyer në një rekord në këtë sektor.

Në ditët e sotme, gjysma e shtëpive spanjolle zotërojnë të paktën një pajisje Teka dhe marka është e pranishme në më shumë se 100 milionë familje në mbarë botën.

Küppersbusch

Një nga markat më të vjetra në grup, Küppersbusch lindi në 1875, e themeluar nga Friedrich Küppersbusch dhe e fokusuar në prodhimin e sobave.

Në vitin 1913, kompania kishte tashmë 12.000 punëtorë dhe ishte një lider evropian në prodhimin e sobave dhe furrave shtëpiake.

Në vitin 1935, Küppersbusch hapi një fabrikë të dytë prodhimi në Austri, për shkak të kërkesave të mëdha në të gjithë Evropën.

25 vjet më vonë, Küppersbusch ofronte një gamë të gjerë produktesh, duke prodhuar të gjitha llojet e pajisjeve elektroshtëpiake, nga frigoriferët deri te aspiratorët.

Në vitet ‘70, ajo u bë një nga kompanitë e para në botë që prodhonte pajisje inkaso.

Në vitin 1983, u lançua ökotherm®, një konvertues katalitik i furrës dhe sobës që përdorte teknologji ekologjike dhe të shëndetshme. Ky produkt unik ishte i disponueshëm vetëm në Küppersbusch.

Në vitet '90, marka Küppersbusch fitoi një numër të madh çmimesh për dizajn dhe inovacion falë cilësisë dhe produkteve të saj me standarde të larta, si Bundespreis, Red Dot Award, IF Design Award, Platinum Award for Design Excellence ADEX. Më shumë se 60 produkte të ndryshme si furra, aspiratorë dhe pianurë kanë marrë çmime, jo vetëm në Gjermani, por edhe në mbarë globin.

Në vitin 1999, Küppersbusch iu bashkua Teka Group, në një pozicion premium të markave të grupit gjerman. Shkrirja rezultoi në një grup me më shumë se 5000 punëtorë në mbarë botën.

Ishte në vitin 2015 kur Küppersbusch festoi 150 vjetorin e saj të historisë duke lançuar një gamë të gjerë produktesh dhe inovacionesh krejt të reja në treg, në ekspozitën ndërkombëtare të Livingkitchen në Köln, Gjermani. Në Mars të po këtij viti, Küppersbusch u caktua si një anëtar themelues i Këshillit Gjerman të Dizajnit.

Në Shtator të vitit 2016, Këshilli Gjerman i Dizajnit pranoi Küppersbusch në rrethin e "Markave Kryesore Gjermane".

Intra

Intra është e njohur në mbarë botën për dizajnin e saj të standardit të lartë dhe produktet prej çeliku inoks. Njohuritë e nevojshme për të realizuar produkte të tilla cilësore janë rezultat i dekadave inovacion.

Me njohuritë nga Mölntorp në Suedi dhe Juvel në Danimarkë, Intra ka eksperimentuar me një gamë të gjerë produktesh për të mbledhur njohuritë dhe përvojën për t'u bërë ajo që është sot.

Brenda produkteve të Intra Group, ka më shumë se 140 vite sipërmarrje dhe inovacion.

Historia e kompanisë filloi në 1871, kur një mjeshtër farkëtar dhe djali i tij morën me qira një fermë në Möltntorp, Suedi.

Në vitin 1985 u krijua kompania Mölntorps AB. Në vitet e para, marka prodhonte kontejnerë kallaji për sektorin e qumështit.

Nga viti 1920, prodhimi filloi të diversifikohej dhe u komercializuan lavamanët prej çeliku inoks.

Në vitet '30, Lufta e Dytë Botërore ndaloi planet e zgjerimit deri në fund të konfliktit.

Diversifikimi i produkteve bazuar në kërkesat e luftës dha njohuri të mëtejshme.

Në vitin 1947, kompania u riemërua Byggeartikler A/S, dhe diversifikimi i prodhimit vazhdoi, duke përfshirë varkat prej alumini, karriget e palosshme dhe tavolinat. Kompania u zgjerua në tregun norvegjez.

Në 1976 Byggeartikler A/S u bë INTRA AS.

Gjatë atyre viteve, kompania kishte më shumë se 200 punonjës dhe prodhonte 350.000 lavamanë në vit.

Në vitin 1988, Intra AS bleu në tregjet suedeze dhe daneze, duke iu bashkuar Gustavsberg në Suedi dhe Juvel në Danimarkë.

Gjatë vitit 1989, Intra AS zhvendosi fabrikën e saj norvegjeze të prodhimit nga Trondheim për t’u vendosur në Malvik.

Në vitin 1994, Intra u themelua në Poloni dhe Gjermani. Kompania vazhdoi zgjerimin e saj dhe kishte më shumë se 300 punonjës deri atëherë.

Në vitin 2007, Teka Group bleu Intra AS. Në atë moment, INTRA zotëronte fabrika në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë dhe u bë një lider biznesi me 40% të kuotës së depërtimit në tregun skandinav. Shumica e eksporteve të tyre çuan ne zgjerimin në Gjermani dhe SHBA në vitet e ardhshme.

Në vitin 2016, Intra Group bleu njësinë e biznesit sanitar Elcee, duke vazhduar planin e saj të zgjerimit në mbarë botën.

Mofém

Udhëheqës i prodhimit dhe tregtimit të mallrave sanitare dhe valvulave industriale në Hungari. Produkte të tjera të rëndësishme të markës janë valvulat termostatike të rrezatimit, një zgjidhje perfekte për të kursyer energji, me modele të vlerësuara për të kontribuuar në një modernizim të ngrohjes shtëpiake.

Kompania është një simbol i cilësisë dhe besueshmërisë në secilin produkt të saj. Popullariteti i produkteve Mófem qëndron, ndër të tjera, në shërbimet lider në treg, pasi ofrohet një garanci 5 vjeçare në të gjithë artikujt e tyre, së bashku me 10 vjet garanci furnizimi në pjesë këmbimi dhe një rrjet i shkëlqyer shërbimi teknik.

Një pjesë tjetër e rëndësishme e suksesit të saj vjen nga qindra arkitektë dhe instalues që u besojnë produkteve çdo ditë.

Mofém ka më shumë se 100 vjet histori, duke filluar nga viti 1900, kur u themelua në Mosonmagyaróvár, Hungari.

Në vitin 1994, Teka Group bleu Mofém, duke u bërë një pjesë thelbësore e prodhimit, zgjerimit dhe logjistikës së grupit.

Shopping cart
Shkruaj emrin ose kodin e produktit që kërkoni
0 items Cart
My account